Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0:0.
Përzgjedhësi Primoz Gliha ndëshkohet me të verdhë shkaku i protestave.
Kosova mbetet me një futbollist më pak.
Është përjashtuar nga ndeshja Vedat Muriqi.
Sulmuesi kryesor i Kosovës u përjashtua në minutën e 42-të pas kartonit të dytë të verdhë.
Edon Zhegrova afër golit. Goditja e tij shkon pranë shtyllës.
Coman provon nga gjuajtja e lirë, por topi shkon lart mbi portë.
Përplasje mes Rrahmanit dhe Coman. Kapiteni i “Dardanëve” ndëshkohet me karton të verdhë. Është ndëshkuar edhe Puscas i rumunëve, i cili u përfshi në rast.