Sport
Mbyllet pjesa e parë: Portugalia has në vështirësi ndaj Hungarisë, para mbi 60 mijë tifozëve
Demokracia
18:46 | 15 Qershor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë në Grupin F të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Hungarezët kanë rezistuar mjaftë mirë duke shkuar në pushim të pjesës së parë me rezultat të barabartë 0-0, raporton Demokracia.com.

Portieri i Hungarisë, Gulacsi ka qenë “hero” i vërtetë i ekipit të tij duke bërë disa intervenime mbresëlënëse me ç’rast ia ka mohuar golin portugezëve në disa raste.

Vlen të theksohet se kjo sfidë po ndjeket nga mbi 60 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Cristiano Ronaldo është në fushë nga minuta e parë, duke u bërë lojtari i parë që luan në pesë Kampionate Evropiane të futbollit. /Demokracia.com

Të ngjashme