Sport
Mbyllet pjesa e parë në Superkupën e Evropës, “mbrëtërit” më afër trofeut
Demokracia
21:47 | 10 Gusht 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit.

“Mbretërit” kanë mbyllur 45 minutat e para të lojës me avantazh 1:0 kundër ekipit gjerman në stadiumin olimpik në Helsinki, shkruan Demokracia.com.

Realizator i vetëm në këtë fraksion të parë ishte mbrojtësi David Alaba që realizoi me lehtësi pas asistimit nga Casemiro në minutën e 38-të.

Casemiro nga një kënd i vështirë e ktheu topin prapa me kokë, duke e gjetur Alaban i cili dërgoi topin në rrjetë pa ndonjë problem.

Përkundër se në këtë pjesë u realizua vetëm një gol, rastet e shumta nuk munguan nga dy skuadrat.

Frankfurti kishte mundësi të mirë me Kamadan, goditjen e të cilit e ndali Courtois nga afërsia.

Mundësi të artë kishte edhe Real Madridi përmes brazilianit Vinicus i cili mposhti portierin, por topin nga afërsia e portës e largoi mbrojtësi Tuta.

Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve ndërsa Frankfurt është fitues i Ligës së Evropës edicionin e kaluar./Demokracia.com/

Të ngjashme