Sport
Mbyllet pjesa e parë në Suharekë: Ballkani shkon në pushim me epërsi komode ndaj Prishtinës
Demokracia
14:21 | 17 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës e cila i takon javës së 29-të kampionale.

“Portokallezinjtë” po avancojnë 2:0 ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës pas 45 minutave të para në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.

Ballkani siguroi epërsinë pas 35 minutave lojë kur realizoi ylli i kësaj skuadre, Blendi Baftiu.

Katër minuta më vonë, anësori Ermal Krasniqi e dyfishoi avantazhin e suharekasve, duke e përmisuar edhe gabimin e tij kur dështoi nga penalltia në minutën e 8-të të përballjes.

Ballkani kishte edhe mundësi të tjera të mira shënimi, sikur ajo e minutës së 15-të kur Nazmi Gripshi e “dridhi” traversën nga distanca.

Ndryshe, takimi tjetër që e përmbyll javën e 29-të është edhe ajo mes Llapit dhe Dritës që po zhvillohet në Podujevë.

Rezultati atje është 1:0 për Llapin kur po luhet minuta e 18-të e takimit./Demokracia.com/

Të ngjashme