Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Napolit, e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.
“Rossonerët” dominuan në fraksionin e parë të lojës, si në posedim të topit ashtu edhe në raste.
Dy herë goditën portën e napolitanëve, përkundër mysafirëve që rrezikuan vetëm një herë.
Sikur Milanin, ashtu edhe Napolin vetëm fitorja i bënë lider të Serisë A./Demokracia.com/