Sport
Mbyllet pjesa e parë në Merdare, ky është rezultati në ndeshjen Llapi – Ballkani
Demokracia
14:21 | 21 Nëntor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola ndërmejt Llapit dhe Ballkanit.

Kjo përballje e cila i takon javës së 14-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll po zhvillohet në stadiumin në Merdare, shkruan Demokracia.com.

Rezultati pas 45 minutave të para është 0-0, me dy skuadrat që nuk arritën të krijonin raste ideale për shënim.

Alban Shillova u gjend mirë në zonë në minutën e 40-të, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës.

Edhe Ballkani tentoi përmes kundërsulmeve të arrijë portën llapjane, por pa zgjidhje.

Prezent në stadium janë një numër i madh i tifozëve që kanë ardhur për të shikuar nga afër përballjen.

Në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Ballkani merr kreun e tabelës me 25 pikë, ndërsa Llapi me 19 pikë ngritet i pesti. /Demokracia.com

Të ngjashme