Sport
Mbyllet pjesa e parë në Londër, Chelsea avancon ndaj Milanit
Demokracia
21:52 | 05 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve midis Chelseat dhe Milanit.

“Blutë” e Londrës po avancojnë 1:0 kundër “kuqezinjve” në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, shkruan Demokracia.com.

Pas një tollovie në mbrojtjen e Milanit, Tomori dërgoi topin në rrjetë në të mirë të Chelseat në minutën e 24-të.

Mason Mount realizoi edhe një herë tjetër për londinezët, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ky ballafaqim është në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme