Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Demokracia.com.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë.
Pas 45 minutash, Kosova është në epërsi 1:0, me golin e bukur të shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 27-të.
Kosova kishte edhe raste tjera, sidomos me Vedat Muriqin, por pa arritur tutje të shënojë.
Kjo ndeshje do t’i paraprijë fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Suedinë më 28 mars, dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla. /Demokracia.com