45 minutat e para në derbin e vjetër të futbollit italian ndërmjet Milanit dhe Juventusit është mbyllur pak çaste më parë.
Rezultati pas pjesës së parë në “San Siro” është i barabartë 0-0, shkruan Demokracia.com.
Dy skuadrat për çdo moment të lojës kërkuan me ngulmë golin, por që nuk e arritën atë ngase mbrojtësit dukeshin mjaftë të vëmendshëm.
Nga dy ekipet kishte edhe goditje nga distanca, por pa prekur cakun.
Stefano Pioli u detyrua të zëvendësonte sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq në minutën e 28-të, pasi suedezi pësoi një lëndim.
Në vend të tij u inkuadrua francezi, Olivier Giroud. /Demokracia.com/