Sport
Mbyllet pjesa e parë në derbin Gjilani – Ballkani, ky është rezultati
Demokracia
14:27 | 03 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në kryendeshjen e javës në Superligë mes Gjilanit dhe Ballkani.

Në një atmosferë fantastike, Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi 0:1 kundër Gjilanit, raporton Demokracia.com.

Ermal Krasniqi zhbllokoi shifrat në minutën e 2-të me një gol me kokë nga afërsia.

Ballkani kishte iniciativën në këtë pjesë lojë, me Gjilanin që rrezikoi me disa gjysmë raste.

Prezent në stadium janë dy tifozeritë, Skifterat dhe Xhebrailat që po mbështesin skuadrat e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme