Sport
Mbyllet pjesa e parë me tre gola të shënuar në ndeshjen Barcelona – Valencia
Demokracia
21:50 | 17 Tetor 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në “Camp Nou” aty ku Barcelona dhe Valencia po zhvillojnë ndeshjen e xhiros së nëntë në La Liga.

Barcelona ka avancuar 2-1 kundër Valencias, pas fraksionit të parë, shkruan Demokracia.com.

Në fakt, “katalunasit” u ndëshkuan në minutën e pestë nga një super gol i Gayas.

Mirëpo, Fati me një gol të bukur riktheu baraspeshën vetëm pas tetë minutave lojë.

Sidoqoftë, përmbysjen e solli anësori holandez, Memphis Depay kur kishin mbetur edhe katër minuta deri në fundin e kohës së rregullt. /Demokracia.com

Të ngjashme