Sport
Mbyllet pjesa e parë me rezultat befasues në ndeshjen Ulpiana – Ballkani
Demokracia
13:48 | 31 Tetor 2021

Share:

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Ulpianës dhe Ballkanit.

Rezultati pas pjesës së parë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është i barabartë 0-0, raporton Demokracia.com.

Gjatë fraksionit të parë të lojës skuadra suharekase ishte më kërkuese, por pa arritur qëllimin të zhbllokojë shifrat.

Ulpiana në anën tjetër tentoi përmes goditjeve nga distanca dhe kundërsulmeve, por pa ndonjë rrezik potencial.

Ndryshe, kjo sfidë i takon xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. /Demokracia.com

Të ngjashme