Sport
Mbyllet pjesa e parë me një gol të shënuar në ndeshjen Llapi – Kosova Dusseldorf
Demokracia
15:05 | 26 Tetor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Superkupës Kosovë-Diasporë ndërmjet Llapit dhe Kosova Dusseldorfit.

Fraksioni i parë në fushën me bari sintetik në Ferizaj është mbyllur 1-0 në favor të llapjanëve, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm të 45 minutave të para e ka shënuar Drilon Fazliu me ndihmën e Eminit që luajti rolin e asistuesit.

Ndryshe, kjo ndeshje është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Kosova Dusseldorf është fitues i Kupës së Diasporës. /Demokracia.com

Të ngjashme