Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen kryesore të ditës në Superligë ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.
Prishtina është në epërsi 0-1 kundër Gjilanit në ndeshjen e javës së 13-të, raporton Demokracia.com.
Golin e vetëm e realizoi Mendurim Hoti në minutën e 31-të.
Prishtina kishte edhe dy raste tjera të mira me sulmuesin Oto John.
Ndërkaq “kuqebardhët” goditën traversën me mesfushorin Torrasa. /Demokracia.com