Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në takimin PSG – Man City
Demokracia
21:49 | 28 Shtator 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt.

Parisienët kanë shkuar në pushim të qetë pasi gëzojnë epërsi minimale ndaj “Qytetarëve”, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm të fraksionit të parë e ka shënuar Idrissa Gueye në minutën e tetë.

Manchester City kishte një mundësi të artë me Sterling dhe Silvan që goditën traversën dy herë brenda pak sekondave.

Mysafirët kishin posedimin e topit, derisa në goditjet në portë ishin të barabartë. /Demokracia.com

Të ngjashme