Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në takimin Prishtina – Llapi e vlefshme për Superkupën e Kosovës në futboll.
Rezultati pas 45 minutave të para është i pandryshueshëm, pra 0-0, shkruan Demokracia.com.
Në këtë fraksion, Prishtina ka mbetur pa një lojtar në fushë pasi Endrit Krasniqi është ndëshkuar me karton të kuq, pas rishikimit me sistemin VAR në minutën e 26-të.
Kjo pjesë u karakterizua me pak raste shënimi dhe me një lojë të kujdesshme nga dy anët.
Përballja në kryeqytet po luhet për herë të parë nën vëzhgimin e video-asistencës e cila ndryshet quhet sistemi VAR.
Në rast se edhe 90 minutat mbyllen me barazim, atëherë duhen edhe dy herë nga 15 minuta ose penalltitë për të përcaktuar fituesin e trofeut. /Demokracia.com