Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në takimin Osasuna – Real Madrid
Demokracia
22:18 | 20 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 33-të në mes Osasunës dhe Real Madridit.

Rezultati është i barabartë 1:2 në favor të Real Madridit, në stadiumin “El Sadar” në Pamplona pas 45 minutave të para, shkruan Demokracia.com.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “mbretërit” përmes mbrojtësit, David Alaba. Reprezentuesi austriak realizoi në minutën e 12-të nga afërsia.

Vendasit gjetën forcën për ta rikthyer baraspeshën vetëm dy minuta më vonë me golin e Budimir.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti riktheu epërsinë në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e Asensios.

Bazuar në statistika, Los Blancos dominuan në të gjitha aspektet pjesën e parë./Demokracia.com/

Të ngjashme