Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e xhiros së tretë ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit.
Rezultati pas 45 minutave të para vazhdon të mbetet i njëjtë 0-0, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga Klina kishte disa raste të mira për të shënuar, derisa vlen të theksohet se Progni i Gjilanit ishte shumë pran golit kur pas goditjes me kokë centimetrat e shpëtuan Dukagjinin.
“Hithat” kishin katër goditje në drejtim të portës së Enea Koliçit, ndërsa “Skifterat” vetëm një.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit.
Sidoqoftë, skuadrat do të kërkojnë golin në fraksionin e dytë të lojës. /Demokracia.com