Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Southampton – Liverpool
Demokracia
21:34 | 17 Maj 2022

Share:

Ka përfunduar fraksioni i parë i ndeshjes ndërmjet Southamptonit dhe Liverpoolit, në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë.

Rezultati pas 45 minutave të para në “St.Mary Stadium” është i barabartë 1:1, shkruan Demokracia.com.

Redmond me supergol zhbllokoi shifrat në të mirë të vendasve në minutën e 13-të.

Baraspesha u rikthye në minutën e 27-të kur japonezi, Minamino realizoi gol të bukur.

Liverpooli ishte dominues në të gjitha aspektet, por kjo nuk ju mjaftoi që të shkonin në pushim me avantazh.

Nga minuta e parë në fushë për Southamptonin është edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja./Demokracia.com/

Të ngjashme