Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Milan – Lazio
Demokracia
21:49 | 09 Shkurt 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë midis Milanit dhe Lazios.

Pjesa e parë i takuar “kuqezinjve” që po avancojnë 3:0, shkruan Demokracia.com.

“Rossonerët” kanë siguruar epërsinë e parë në minutën e 24-të të takimit me realizator, Rafael Leao.

Leao u gjend mjaftë mirë përballë me portierin Reina të cilin e mposhti me lehtësi duke e dërguar topin në rrjetë.

Për golin e dytë u përkujdes sulmuesi në formë, Olivier Giroud tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Francezi nuk u ndal me aq, ai realizoi edhe golin e tretë për Milanin në minutën e parë shtesë.

Për Lazion në fushë nga minuta e parë është mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Ndryshe, fituesi i këtij dueli luan në gjysmëfinale të Kupës me Interin. /Demokracia.com/

Të ngjashme