Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Inter Turku – Drita
Demokracia
17:47 | 06 Korrik 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e parë mes Inter Turkut dhe Dritës në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez Turku, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu kishin iniciativën në minutat e para të ndeshjes duke tentuar portën vendase.

Finlandezët në minutat në vazhdim morën kontrollin e lojës, anise rastet e mira të shënimit munguan.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme