Ka përfunduar pjesa e parë në takimin e Grupit D në Ligën e Kampionëve midis Interit dhe Shakhtar Donetskut.
Rezultati pas pjesës së parë ka mbetur i pandryshuar 0-0, shkruan Demokracia.com.
“Neurazzurët” treguan më shumë nga loja duke krijuar pesë goditje në drejtim të portës ukrainase.
Skuadra mysafire në favor të saj kishte dominimin e topit në këtë pjesë të lojës.
Nëse ndeshja mbyllet baras, Interi ka tetë pikë në vendin e dytë, ndërsa Shakhtari tubon vetëm pikën e dytë. /Demokracia.com