Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Rezultati në stadiumin olimpik në Athinë është 1-0 në favor të vendasve, raporton Demokracia.com.
Golin e vetëm për Greqinë deri më tani e ka realizuar Masouras në minutën e 44-të.
Skuadra përfaqësuese e Greqisë ka qenë më dominuese në fraksionin e parë të lojës.
“Helenët” kishin në radhët e veta posedimin e topit 67%-33%, ndërsa kishin dy goditje në portën e Muric, krahas futbollistëve të Kosovës që kishin një goditje në portë.
Kjo ndeshje i takon Grupit B në ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com