Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në derbin midis Interit dhe Milanit
Demokracia
21:33 | 05 Shkurt 2023

Share:

Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin ndërmjet Interit dhe Milanit.

Skuadra e Inzaghit ka shkuar në pushim me avantazh minimal 1:0 kundër Milanit në stadiumin “Giueseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.

Lautaro Martinez ishte realizator i golit që vulosi epilogun e 45 minutave të para.

Sulmuesi argjentinas realizoi me kokë pas harkimit nga këndi i Calhanoglut.

Sfida ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal është në kuadër të javës së 21-të në Serie A./Demokracia.com/

Të ngjashme