Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në derbin Arsenal – Manchester City
Demokracia
21:22 | 15 Shkurt 2023

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes derbi në Premierligë ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1:1 në stadiumin “Emirates”, shkruan Demokracia.com.

Kevin de Bruyne shfrytëzoi gabimin e Tomiyasu për ta kaluar Cityn në avantazh në minutën e 24-të.

Epërsia e “Qytetarëve” zgjati deri në minutën e 42-të kur Saka u tregua i saktë nga penalltia.

Në këtë sfidë po paraqitet nga minuta e parë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka për londinezët.

Sfida mes Arsenalit dhe Manchester Cityt i takon xhiros së 12-të e cila ishte shtyrë./Demokracia.com/

Të ngjashme