Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës së 18-të në elitën e futbollit anglez mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
45 minutat e para në “Tottenham Hotspur Stadium” janë mbyllur baras 1-1, shkruan Demokracia.com.
Të parët që kaluan në avantazh ishin “Spurs” në minutën e 13-të me anë të sulmuesit, Harry Kane.
“Të Kuqtë” barazuan në minutën e 35-të me anë të sulmuesit, Diogo Jotas që realizoi bukur me kokë.
Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë në fraksionin e parë të lojës, duke dominuar në të gjitha statistikat. /Demokracia.com/