Sport
Mbyllet pjesa e parë, mbrojtësit e dërgojnë Ballkanin në pushim me epërsi kundër Sivassporit
Demokracia
19:33 | 06 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit.

Kampioni i Kosovës po udhëheq 1:2 me përmbysje në rezultat kundër skuadrës turke në stadiumin “Yeni 4 Eylul”, raporton Demokracia.com.

Startin më të mirë e patën vendasit që kaluan në epërsi tek në minutën e parë me golin nga afërsia të Ulvestad.

Mirëpo, kjo ishte e gjitha çfarë bën vendasit në 45 minutat e para, pasi minutat në vazhdim Ballkani jo vetëm që barazoi, por edhe kaloi në avantazh.

Armend Thaqi, kapiteni i suharekasve heshti të pranishmit duke shënuar gol spektakolar për të barazuar shifrat në minutën e 20-të.

11 minuta më vonë, në skenë doli mbrojtësi tjetër i Ballkanit, Arbër Potoku që përmbysi rezultatin në të mirë të skuadrës së Ilir Dajës.

Kjo sfidë është e vlefshme për Grupin G në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme