Sport
Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po i jep “shkollë” Unitedit, avancon me katër gola
Demokracia
18:20 | 24 Tetor 2021

Share:

Liverpooli është shumë afër pikëve të plota në derbin e javës së nëntë kundër Manchester Unitedit.

“Të Kuqtë” kanë shkuar në pushim të pjesëve me rezultat të thellë 0-4 kundër “Djajve”, shkruan Demokracia.com.

Qysh në minutën e pestë u “thye” mbrojtja vendase kur topin e dhuruar nga Salah në gol e konkretizoi Keita.

Tetë minuta më vonë në skenë doli Jota që ndëshkoi për herë të dytë nikoqirët me asistimin nga Alexander-Arnold.

Po rrjedhte minuta e 38-të e përballjes kur Mohamed Salah heshti për herë të tretë Old Traffordin.

Ndërsa golin e “nokautit” Unitedit ia shënoi në “frymën e fundit” të pjesës së parë sërish ylli egjiptian, Salah.

Liverpooli ishte dominues në të gjitha statistikat në fraksionin e parë të lojës.

Ndërsa për një përmbysje të madhe Unitedi duhet të djerësitet mirë në 45 minutat e dyta. /Demokracia.com

Të ngjashme