Ka përfunduar pjesa e parë në takimin në mes Juventusit dhe Hellas Veronës.
“Zonja e Vjetër” ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj mysafirëve nga Verona, shkruan Demokracia.com.
Golin e vetëm të fraksionit të parë e ka realizuar sulmuesi serb, Dusan Vlahoviq.
Ky ishte goli i parë i serbit në ndeshjen e parë me “Bianconeri”, vetëm disa ditë pasi u transferua nga Fiorentina.
Juve ishte dominuese në të gjitha aspektet, por vetëm një herë arritën ta “tundin” rrjetën kundërshtare.
Ndryshe, kjo sfidë i takon javës së 24-të në Serie A./Demokracia.com/