45 minutat e pjesës së parë në “El Clasicon” spanjolle Real Madrid – Barcelona, është mbyllur me epërsinë e madrilenëve, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Zinedine Zidane po udhëheq me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Benzema e Kros.
Askush nuk kishte besuar një “shpërthim” të Realit qysh në pjesën e parë ndaj një super Barcelone, e cila ka mundur të ngushtojë epërsinë në minutën e 45-të kur Messi qëlloi shtyllën. /Demokracia.com