Sport
Mbyllet pjesa e parë: “Dush i ftohtë” për Prishtinën, Ballkani dhe Dukagjini baras
Demokracia
17:53 | 22 Gusht 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva ka befasuar në fraksionin e parë në takim kundër Prishtinës në stadiumin “Liman Gegaj”, raporton Demokracia.com.

“Rriqrat” po avancojnë 1-0 kundër “bardhekaltërve” me golin e shënuar nga Hasan Hyseni në këtë ndeshje debutuese në elitën e futbollit kosovar.

Në takimin tjetër që po zhvillohet në Suharekë mes Ballkanit dhe Dukagjinit rezultati është i barabartë 1-1.

Ermal Krasniqi shënoi golin e parë dy minuta parafundit të kohës së rregullt, ndërsa barazoi Arbër Shala nga gjuajtja e lirë në shtesë.

“Portokallezinjtë” kanë qenë të rrezikshëm në këtë fraksion duke rrezikuar disa herë portën e Muhaxherit. /Demokracia.com

Të ngjashme