Sport
Mbyllet pjesa e parë: Chelsea në avantazh kundër Juventusit, gjithçka e barabartë në “Camp Nou”
Demokracia
21:48 | 23 Nëntor 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy përballjet kryesore që po zhvillohen në Ligën e Kampionëve.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea ka shkuar në pushim me avantazh kundër Juventusit, në takimin e vlefshëm për Grupin H, shkruan Demokracia.com.

Ishte minuta e 25-të kur 22-vjeçari, Chalobah ia dhuroi avantazhin “Bluve” të Londrës.

Në takimin tjetër që po luhet ndërmjet Barcelonës dhe Benficës rezultati është i barabartë 0-0.

Përkundër rasteve nga dy skuadrat, rrjetat mbetën të paprekura në fraksionin e parë. Ndryshe, kjo përballje i takon Grupit E.

Kujtojmë se këto përballje janë në kuadër të xhiros së pestë të fazës grupore në ligën më prestigjioze evropiane për klube. /Demokracia.com

Të ngjashme