Ka përfunduar pjesa e parë në dy përballjet e para të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Milani ka shkuar në pushim të pjesëve në disavantazh minimal 0-1 ndaj Portos në “San Siro”, shkruan Demokracia.com.
Portugezët siguruan epërsinë qysh në minutën e gjashtë kur realizoi Diaz me asistimin e Grujiq.
Porto përveq rezultatit, kishte pesë goditje në portën e “kuqezinjve”, karshi vendasve që goditën vetëm një herë kuadratin e mysafirëve.
Rezultat tjetër befasues brenda 45 minutave të para ishte edhe në “Santiago Bernabeu” atje ku po ballafaqohen Real Madridi dhe Shakhtar Donetsku.
Rezultati pas fraksionit të parë është i barabartë 1-1.
“Mbretërit” ishin të parët që hapën serinë e golave në minutën e 14-të me autor Karim Benzeman.
Ndërsa ukrainasit u rikthyen në lojë gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit kur Fernando barazoi shifrat.
Los Blancos dominuan nga fillimi deri në fund të pjesës së parë, megjithatë rezultati nuk ishte në anën e tyre. /Demokracia.com