Sport
Mbyllet pjesa e parë: Bayerni avancon ndaj Barçës, Chelsea nuk gjen rrugën e golit ende, Juventus po e “shkel” Malmon
Demokracia
21:47 | 14 Shtator 2021

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë në kryendeshjen Barcelona – Bayern Munich ka përfunduar 0-1 në favor të gjermanëve, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm për bavarezët në këtë fraksion e ka shënuar Muller nga distanca në minutën e 34-të.

Në anën tjetër, Chelsea ende nuk e ka gjetur rrugën e golit në “Stamford Bridge” kundër Zenitit.

Rezultati në Londër vazhdon të mbetet i pandryshueshëm, pra 0-0.

Epërsi të trefishtë gëzon Juventusi që po fiton 0-3 në udhëtim te Malmo.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i kanë shënuar Alex Sandro, Dybala e Morata. /Demokracia.com

Të ngjashme