Sport
Mbyllet pjesa e parë, Ballkani në avantazh kundër Dukagjinit
Demokracia
20:48 | 28 Gusht 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen që e përmbyll javën e katërt në Superligën e Kosovës në futboll midis Ballkanit dhe Dukagjinit.

Kampionët në fuqi të Kosovës kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj klinasve, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” golin e avantazhit e gjetën pas 36-të minutave lojë. Autor i golit ishte mesfushori Qendrim Zyba.

Edhe kjo sfidë vendase për Ballkanin po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinën./Demokracia.com/

Të ngjashme