Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ahmet Krasniqi”, do të mbyllet sot për qarkullim.
Në njoftimin e komunës thuhet se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim nga ora 07:00 deri në orën 18:00, pasi që do të fillojë asfaltimi, përcjel Demokracia.com.
“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në proces të implementimit të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/