Sport
Mbyllet pa fitues derbi i nxehtë Prishtina – Gjilani
Demokracia
17:57 | 16 Shtator 2021

Share:

Prishtina e Gjilani, ashtu siç ishte paralajmëruar se do të sjellë ndeshje të fortë, ashtu edhe ndodhi, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” në kuadër të javës 4-të të Superligës, është mbyllur me barazim me një gol të shënuar nga penalltia dhe një në minutat shtesë për rezultatin 1:1.

Besnik Krasniqi ka realizuar për rezultatin 1:0, ndërsa ka barazuar Dabiqaj në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndeshja tjetër e luajtur ndërmjet Ulpianës e Drenicës u mbyll me rezultat 0:1. /Demokracia.com

Të ngjashme