Sport
Mbyllet pa fitues ndeshja United – Everton, e pabesueshme çfarë ka ndodhur në fund
Demokracia
23:06 | 06 Shkurt 2021

Share:

Është mbyllur pa fitues ndeshja derbi e javës së 23-të ndërmjet Manchester Unitedit  e Evertonit, shkruan Demokracia.com.

Futbolli anglez edhe një herë dëshmoi se është një hap para kampionateve tjera sa i përket emocioneve që ofron.

Unitedi e nisi shumë mirë ndeshjen kur e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi (2:0) me realizatorë Cavani – Fernandes.

Drama ndodhi në fraksionin e dytë pasi Evertoni u kthye fuqishëm për ta barazuar rezultatin në 2:2 me  Doucoure e Rodriguez.

“Djajtë e Kuq” edhe njëherë kanë rikthyer epërsinë kur ka shënuar McTominey për rezultatin 3:2. Dhe kur pritej që ndeshja të mbyllet me tri pikë të radhës për Unitedin në minutën e 5-të të lojës shtesë ka arritur të shënojë Calvert-Lewin për rezultatin 3:3, duke e mbyllur kështu me dramë këtë spektakël qw u zhvillua në “Old Trafford”.

Unitedi pas këtij barazimi vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 45 pikë, ndërsa Evertoni është në vendin e gjashtë me 37 pkë. /Demokracia.com

Të ngjashme