Sport
Mbyllet ndeshjet: Gjilani u kthehet fitoreve, Drenica triumfoi në Malishevë
Demokracia
19:01 | 27 Gusht 2022

Share:

Gjilani u duk se po vuan shumë në pjesën e parë, kur e mbylli atë me barazim 1:1 përballë Trepçës ’89, por gjith[ka ka ndryshuar në 45 minutëshin e dytë kur ka shënuar dy gola tjerë për të triumfuar me rezultat 3:1 dhe për të vazhduar kështu luftën drejt kreut të tabelës, shkruan Demokracia.com.

Për Mitrovicasit kjo ishte humbja e parë në tri ndeshje të luajtura.

Në anën tjetër Drenica ka marrë fitore në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 2:1 e që ëtshtë e para në këtë kampionat, pasi në dy takimet tjera ka një humbje e një barazim.

Nesër luhen tri ndeshje tjera, ndërsa vëmendja do të jetë në Podujevë ku përballen Llapi e prishtina. /Demokracia.com

Të ngjashme