Sport
Mbyllet ndeshja, Prishtina fiton lehtësisht ndaj Arbërisë
Demokracia
14:50 | 19 Shkurt 2021

Share:

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Bardhekaltrit kanë triumfuar ndaj Arbërisë me rezultat 0:4, në sfidën e luajtur në Ferizaj në kuadër të javës së 20-të të Superligës.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë me autor Leonit Abazi dy e Leutrim Kryeziu, ndërsa Besnik Krasniqi realizoi në finish të ndeshjes.

Prishtina e Zekirija Ramadanit pas 20 ndeshjeve është në pozitën e  tretë me 38 pikë, gjashtë me pak sesa vendi i parë Drita por që kjo ka një ndeshje më pak

Në anën tjetër Arbëria me këtë humbje vetëmsa e ka vështirësuar punën për mbijetesë. /Demokracia.com  

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024