Sport
Mbyllet ndeshja, Llapi eliminohet nga Conference League
Demokracia
21:57 | 14 Korrik 2022

Share:

Llapi ka luftuar shumë por nuk ia ka dal të përmbys Buducnostin në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, janë ballafaquar Llapi e Buducnosti në sfidën kthyese në garat ndërkombëtare.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Podgoricë u mbyll me fitoren e malazezëve me rezultat 0:2, ndërsa kjo në Prishtinë përfundoi me barazim 2:2.

Firminho e Kurtaj shënuan për Llapin, por që nuk mjaftuan për të arritur përmbysjen e madhe duke i dhënë kështu fund për këtë edicion garave ndërkombëtare. Alidema kishte mundësi të shënojë për fitoren e Llapit por ai dështoi nga penalltia në minutën e 90+2′.

Më herët edhe Gjilani është eliminuar ndërsa në garë nga Liga e Kosovës kanë mbetur Drita e Ballkani. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024