Kosova ka humbur në ndeshjen vendimtare për kalim tutje në kualifikimet për Botërorin 2021.
Vajzat tona u angazhuan, por që këtë herë nuk ishte e mjaftueshme për fitore.
“Na mbetet shumë punë që të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme. Vajzat nuk e kishin freskinë edhe për shkak të ngarkesës së madhe në ndeshjen e djeshme ndaj Austrisë, ndërkohë që Italia ishte e lirë.
Kemi fituar shumë lojtare të reja dhe kemi dëshmuar që jemi në nivel me Austrinë e Italinë”, thuhet në njoftimin e FHK-së, transmeton Demokracia.com.
Vashat tona në këtë sfidë nuk arritën të shënojnë në shumë raste nga pozita ideale dhe kjo në fund kishte ndikimin e vet.
Të kujtojmë se menjëherë në fund të majit e fillim të qershorit Kosovën e presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2022. /Demokracia.com