Sport
Mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë në derbin e javës Llapi – Gjilani
Demokracia
14:19 | 28 Nëntor 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në derbin e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 pas fraksionit të parë të lojës në stadiumin e Merdares, shkruan Demokracia.com.

Dy skuadrat kërkuan kuadratin e portës për golin e qetësisë, megjithatë kjo nuk ndodhi në këto 45 minutat e para.

Fiton Hajdari kishte mundësi të mirë kur provoi një goditje të fuqishme nga distanca, por Coric ishte në vend.

Valmir Veliu rrezikoi seriozisht portën e Gjilanit kur pas një depërtimi fantastik kaloi dy lojtarë të mysafirëve, ndërsa pasi e shërbeu me top brazilianin, Firmino, ky i fundit e humbi atë duke shpërdoruar një rast ideal.

Skuadrat fitoren do ta kërkojnë në pjesën e dytë të lojës. /Demokracia.com

Të ngjashme