Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.
Rezultati pas 45 minutave të para të lojës është i barabartë 0:0 në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, shkruan Demokracia.com.
“Topçinjtë” kishin posedimin e topit në këtë fraksion të parë të lojës, duke tentuar shtatë herë portën e Chelseat.
“Blutë” kishin tri tentime dhe një goditje në portën e skuadrës së Arsenalit në këtë pjesë.
Derbi londinez mes Chelseat dhe Arsenalit është në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë./Demokracia.com/