Sport
Mbyllet me gol në shtesë pjesa e parë në takimin Ballkani – Gjilani
Demokracia
13:55 | 02 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e javës së nëntë kampionale mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.

Goli i vetëm për suharekasit erdhi në minutën e parë shtesë, me autor Qendrim Zybën.

Kampionët në fuqi kishin iniciativën në fraksionin e parë, duke rrezikuar seriozisht edhe disa herë portën e Enea Koliçit.

Vlen të përmendet rasti kur goditja e fuqishme e Gripshit u ndal në shtyllën e portës së Gjilanit.

“Kuqebardhët” tentuan përmes disa gjysmë rasteve, por pa diçka konkrete./Demokracia.com/

Të ngjashme