Sport
Mbyllet me dramë derbi i La Ligas
Demokracia
23:03 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Sevilla ka marrë një fitore të madhe në shtëpi të vetë duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2:1, shkruan Demokracia.com.

Sfida e zhvilluar në Sevilje ashtu siç është pritur ka sjellë një ndeshje të madhe dhe shumë të fortë derisa drama erdhi në minutën e fundit të ndeshjes.

Derisa loja po shkonte drejt barazimit, kanë qenë vendasit ata që kanë shënuar në minutën e  88-të për të marrë tri pikë shumë të mëdha që e mbajnë në pjesën e epërme të tabelës, derisa Atletico me këtë humbje pothuaj më nuk ka asnjë gjasë në luftë për titull.

Reali është në vendin e parë me 42 pikë, ndërsa Sevilla e dyta me 37. Atletico Madrid është në pozitën e pestë me 29 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme