Sport
Mbyllet baras pjesa e parë: Belgjika vuan shumë nga Kanadaja, por shkon në pushim me epërsi
Demokracia
20:50 | 23 Nëntor 2022

Share:

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Kanadasë në Kupën e Botës.

Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 për Belgjikën në “Ahmad bin Ali Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Golin që vulosi epilogun e pjesës së parë e realizoi Batshuayi në minutën e 43-të.

Kanadaja kishte mundësi të artë të kalontë në epërsi qysh në minutën e 10-të kur goditjen e Davies nga penalltia e priti portieri Courtois.

Reprezentacioni i Kanadasë vazhdoi me dominimin edhe në minutat në vazhdime, në dy raste madje duke kërkuar edhe penallti, por që gjyqtari heshti.

Sfida mes Belgjikës dhe Kanadasë i takon Grupit F./Demokracia.com/

Të ngjashme