Sport
“Mbylleni gojën” – Mourinho humb “nervat” me tifozët e Romës, shkak ironia e tyre me kundërshtarët
Demokracia
18:38 | 21 Mars 2022

Share:

Roma ia doli ditën e djeshme të fitonte derbin e kryeqytetit italian ndaj Lazios me shifrat 3-0. Një ndeshje që u vendos në pjesën e parë. Heroi i takimit ishte sulmuesi Abraham me dy golat e tij.

Gjatë ndeshjes, anglezi nxiste ultrasit që qëndronin në sektorin e tifozëve ultras dhe tifozët përgjigjeshin me brohoritje dhe kore.

Pak para se gjyqtari të vërshëllente fundin e 45 minutave të para, tifozët e Romës filluan të talleshin me rivalët e Lazios.

Teksa Roma ishte në zotërim të topit, tifozët nisën të dërgonin “olè” talljeje ndaj kundërshtarëve. Një gjest që fjalë për fjalë tërboi Jose Mourinhon, trajnerin e kësaj skuadre.

Në fakt, kamerat u ndalën te trajneri i Romës, i cili më herët, duke parë në fushë, tundi dorën te ultrasit, duke i ftuar ata të ndalonin.

Në përfundim të aksionit, ai u kthye me zemërim duke vënë gishtin në gojën, si për ti thënë të mbyllnin gojën. “Mbylleni atë dreq goje”, bërtiti Mourinho i mërzitur nga ky kor./Demokracia.com/

Të ngjashme