Lajme
Mbyllen të gjitha vendvotimet
Demokracia
19:00 | 14 Shkurt 2021

Share:

Që nga ora 07:00 kur janë hapur të gjitha qendrat e votimit, qytetarët kanë mundur të votojnë deri në orën 19:00. Në këtë orë janë mbyllur të gjitha vendvotimet, raporton Demokracia.com.

Në bazë të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në ora 15:00 kishin votuar 32.32 për qind, ndërkaq sipas Demokracisë në Veprim, deri në ora 16:00 kanë votuar 37.3 për qind.

Organizatat joqeveritare të cilat e kanë monitoruar këtë proces zgjedhor kanë evidentuar parregullsitë në procesin e zgjedhjeve, e ndër to kanë qenë mosrespektimi i masave anti-COVID dhe mos hapja me kohë e qendrave të votimeve.

Ka pasur edhe kërcënime ndaj komisionerëve e zyrtarëve, ndërkaq gjithashtu është raportuar edhe një rrahje mes dy komisionerëve në Skenderaj.

Po ashtu janë arrestuar dy persona për fotografim të votës.

Në disa vendvotime ka pasur pritje më të gjata për të votuar. Është raportuar për pritje edhe deri në 2 orë në disa vendvotime.

Gjitashtu, pritet të ketë numër më të madh të votave me kusht. Për shkak të kushteve më të vështira atmosferike, shumë qytetarë nuk kanë arritur të shkojnë në vendvotimet e tyre prandaj kanë votuar me kusht në vendvotimin më të afërt.

Theksojmë se për këto zgjedhje parlamentare të parakohshme kanë pasur të drejtë vote 1.794.862 persona në 888 qendra të votimit me 2.382 vendvotime. /Demokracia.com/

Të ngjashme