Sport
Mbyllen pjesët e parë: Bayerni avancon në Ukrainë, Man Unitedi has në vështirësi te Villarreali
Demokracia
19:39 | 23 Nëntor 2021

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e Ligës së Kampionëve që po zhvillohen në Ukrainë e Spanjë.

Bayerni i Munichut është në epërsi të dyfishtë 0-2 kundër Dynamo Kievit, në takimin e vlefshëm për Grupin E, shkruan Demokracia.com.

Super-goli në stilin “gërshërë” i Robert Lewandowskit (15’) ia dha epërsinë Bayernit, ndërsa Coman (43’) i dha qetësinë klubit gjerman.

Ndërkohë, në takimin Villarreal – Manchester United nuk ka gola pas 45 minutave të para.

Spanjollët janë treguar më të rrezikshëm se “Djajtë e Kuq” në pjesën e parë, por pa arritur cakun. /Demokracia.com

Të ngjashme